Policia ka ndaluar një tjetër person të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Bajram Hidri, i cili u ndalua në fshatin Vinjollë të Kurbinit, aty ku edhe jetonte.

Hidri ishte shpallur në kërkim në Qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./tvklan.al