Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan 27 vjeçari A. H.

Gjykata e Shkallës së parë Vlorë i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 11 Dhjetor 2020 ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al