Një 28-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar nga policia e Tiranës. Në një njoftim për mediat, kjo e fundit thotë se ai ndalua në rrugën “Muhamet Deliu”.

28-vjeçari me iniciale A. K., banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Livornos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali një sasi të madhe hashashi.”

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./tvklan.al