Bie në prangat e Policisë 31-vjeçari nga Patosi, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “PRIMO”.

Si rezultat i operacionit, në qytetin e Patosit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i I. S., 31 vjeç, banues në Patos.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20 Prill 2020 i ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Për këtë akuzë maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. /tvklan.al