Kërkohej për vrasje, grabitje dhe falsifikime në Greqi

Një 47-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019.

Sipas një njoftimi për mediat, B.M ka kryer disa vepra penale në shtetin grek. Prandaj për këtë arsye Gjykata e Vlorës mbështetur edhe në të dhënat dërguar nga shteti fqinj vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai akuzohet për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme./tvklan.al