Një 52-vjeçar nga Shkodra është arrestuar, pasi mbante në automjetin me të cilin qarkullonte, radio si të Policisë, për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve policore në këtë qytet. Blerim Hotaj, banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër është prangosur gjatë operacionit të koduar Servisi.

Me pas gjatë kontrollit në servisin në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë ( thike me dorezë metalike).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Klan News