Gjatë kontrolleve për arrestimin e arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz të Velipojës në Shkodër, policia ka sekuestruar një arsenal armësh dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre.

Gjatë operacionit të koduar “Luarëz”, policia gjeti në shtëpinë e pabanuar të 50-vjeçarit me iniciale G.S. një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues),  silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

50-vjeçari u shpall në kërkim për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia tha në një deklaratë se grupi hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë./tvklan.al