Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të natës në Nikël të Krujës, ku një sasi lënde eksplozive u vendos në një mobileri.

Kështu, pa kaluar 12 orë nga ngjarja është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar. Ai është Riza Haka, 46 – vjeç, banues në Nikel.

Sipas policisë, dyshohet se ka qenë pikërisht Haka, i cili për motive të dobëta ka vendosur një sasi lënde eksplozive në biznesin B.B.

Po ashtu, policia ka arritur të zbulojë se, rreth një muaj më parë 46 – vjeçari ka djegur edhe dy makina, atë të pronarit të mobilerisë dhe vëllait të tij me iniciale P.B., konkretisht :

Më datë 26 Janar, Haka dyshohet se ka djegur mjetin tip Benz me targa AA  508 OA, në pronësi të shtetasit E.M.(djali i shtetasit B.B.).

Më datë 10 Shkurt, dyshohet se 46 -vjeçari ka djegur mjerin tip Volksvagen me targa AA 145 PM, në pronësi të A.B. (djali i P.B.).

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë Hakës iu gjet një pushkë; rreth 35 kilogramë kanabis, lëndë djegëse, benzinë./tvklan.al