Kur kanë kaluar 6 muaj nga atentati i Mbrostarit në Fier, ku mbeti i vdekur Desi Kasaj dhe u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Maragariti, policia ka ndaluar një tjetër person, si të përfshirë në këtë ngjarje.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se është prangosur Sokol Çali, nga qyteti i Lezhës.

Sipas hetimeve, 41 – vjeçari është personi që ka vjedhur në qytetin e Lezhës automjetin “Toyota”, i përdorur në ngjarjen e 6 Janarit.

Më pas, këtë makinë Çali ia ka vënë në dispozicion atentatorëve.

Është pikërisht ky automjet, që i ka bërë pritë makinës ku udhëtonin tre personat. Kanë qënë të paktën dy persona, sipas policisë, ata që kanë qëlluar me kallashikov drejt Denis Kasajt.

Policia ka të arrestuar për këtë ngjarje Ilir Memushajn, i cili deri tani tani nuk ka pranuar të flasë.

Gjithashtu, si i përfshirë në këtë ngajrje është arrestuar dhe ish – efektivi i SHISH Florian Bushi.

32 – vjeçari dyshohet se shiste informacion të klasifikuar tek Ermal Binjaku, personi i cili kishte konfliktin direkt me objektivin e atentatit të Janarit, Kelmend Kastratit.

Binjaku është shpallur në kërkim nga policia.

Tv Klan