Policia italiane ka arrestuar të hënën një çift shqiptar, pasi e kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës.

Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Paderno.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në bodrum, u gjet 40 gram kokainë, e ndarë në doza të vogla gati për tu hedhur në treg.

Gjithashtu në bodrum u gjetën dhe 4,900 Euro dhe ky fakt ka shtuar edhe më shumë dyshime ndaj autoriteteve se çifti merrej me trafik droge, pasi të dy ishin të papunë.

/tvklan.al