Iraku njofton se ka arrestuar financierin e grupit xhihadist të Shtetit Islamik. Sami Jasim al-Jaburi është kapur në një operacion jashtë kufijve të Irakut të zhvilluar nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare irakene.

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi njoftoi gjithashtu se Sami Jasim al-Jaburi nuk është vetëm shefi i financave të ISIS, por edhe nënkryetar i të ashtuquajturit Shteti Islamik pas Abu Bakr al-Bagdadi.

SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë Dollarësh për këdo që jepte informacion për kapjen e tij.

Megjithatë, nuk dihet ende shteti se ku është kapur shefi i financave të ISIS. Zyrtarët e Irakut refuzojnë që të japin informacione të tjera shtesë rreth operacionit për kapjen e tij. Sami Jasim al-Jaburi besohet të ketë qenë përgjegjës jo vetëm për financat e ISIS, por edhe për operacionet në Siri dhe Irak. /tvklan.al