Ishte arratisur pas daljes me leje nga burgu

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar që akuzohet për grabitjen e armatosur të një banke në qytetin veriperëndimor, Parga.

Grabitja ndodhi të hënën paradite, kur i arrestuari dhe një person tjetër u futën në filialin e një banke të maskuar me kapele dhe syze dielli dhe bërtitën “grabitje”.

Më pas ata kërcënuan me armë arkëtarin i cili u dha rreth 26 mijë Euro. Para se të largoheshin, ata qëlluan një herë në ajër. Sipas policisë, 35-vjeçari shqiptar u arrestua në qytetin e Prevezës.

I arrestuari është person me precedentë të rëndë penale. Ai ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur. Gjithashtu ai ishte dënuar në mungesë me 19 vjet burg, për një tjetër grabitje me armë.

Tv Klan