Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale E.P., i akuzuar për disa raste të vjedhjeve në garazhet e pallateve në kryeqytet.

Ai u kap në flagrancë gjatë një aksioni të uniformave blu të koduar “gracka” në rrugën “Mujo Ulqinaku”. 41-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar për vjedhje.

Policia thotë se i arrestuari është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

-Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se  ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

-Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

/tvklan.al