Vidhte me dhunë banesa dhe varëse floriri

Ky është momenti kur 29 vjeçari Kristian Arra sulmon dhe i zhvat nga qafa një qytetareje varësen e floririt me vlerë 30 mijë lekë dhe largohet me shpejtësi me biçikletë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin e Shkodrës, ndërsa pas ngjarjes ai është vënë në pranga nga policia.

Por ky nuk është rasti i vetëm i grabitjes me dhunë i kryer nga 29-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar dhe në kërkim për vjedhje. Policia bën të ditur se ka mundur të dokumentojë të paktën edhe dy grabitje të tjera të kësaj natyre.

 Më datat 2 dhe 27 Korrik ai ka grabitur me po të njëjtën mënyrë edhe dy shtetase të tjera në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu uniformat blu të Shkodrës bëjnë të ditur se Kristian Arra ka kryer edhe disa grabitje banesash në Shkodër. Sipas policisë është faktuar se ai po gjatë muajit Korrik ka kryer tre vjedhje me thyerje në banesa.

Me konkretisht, ai më datë 18 Korrik ka kryer një vjedhje banese në Oblik, me datë 22 ka vjedhur në furrë buke në rrethrrotullimin e Dobraçit dhe më 30 Korrik ka vjedhur një tjetër banesë në Shkodër ku ka mundur të marrë një shumë parash dhe disa sende shtëpiake.

Tv Klan