Bie në prangat e policisë 32-vjeçari Gentjan i qujatur ndryshe si (Gazmir) Elezi i shpallur në kërkim Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin. 32-vjecari Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontrolle në lokale, pika basti, banesa ku dyshohej se fshiheshin personat në kërkim

“Gjatë këtyre kontrolleve në Kurbin u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.”,

tha drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

Ndërsa, një 29-vjeçar nga Tirana u kap me 4 mina me telekomandë. Endrit Vejsiu u arrestua në në aksin rrugor Milot – Lezhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij tip Ppel, policia gjeti të fshehur tek goma rezervë në bagazh 4 mina me telekomandë.

“Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje”.

Ndaj 29-vjeçarit Vejsiu rëndon akuza për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë shoqëruar për verifikim 15 shtetas me precedentë penalë kryesisht të dyshuar për “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Tv Klan