Një 15-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Pogradecit. I mituri ishte urdhëruar nga një kushëri i tij që të largonte nga banesa një armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike.

Sipas policisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes A.P. 38 vjeç dhe J.P. 26 vjeç. Të dy këta persona kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia ndërhyri pasi njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë.

Mirëpo në flagrancë u kap 26-vjeçari dhe kushëriri i 38-vjeçarit, një 15 vjeçar. 38-vjeçari arriti të largohej në momentin e ndërhyrjes së policisë dhe u shpall në kërkim.

Si u kap 15-vjeçari?

I mituri u ndalua në flagrancë në banesën e kushëririt të tij. Ai ishte urdhëruar nga ai për të larguar nga banesa një pistoletë dhe një sasi droge.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit./tvklan.al