Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, vunë në pranga Rei Nelaj.

Arrestimi i 19-vjeçarit, u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.Nelaj.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

/tvklan.al