Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri. Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë është arrestuar pasi nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 30 doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”, 1 autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ si dhe 1 aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al