Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë një shtetas të huaj, 21-vjeçarin, S.I., banues në Bangladesh.

I riu nga Bangladeshi u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./tvklan.al