Kapet i riu, shpërndante ekstazi në shkollat e mesme (Video)

Kapet i riu, shpërndante ekstazi në shkollat e mesme (Video)

10:25 28/05/2019

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike e llojit ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit.

“Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ku gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi, të cilat po i shpërndante”, njofton policia.

Në vijim të kontrollit, në një banesë që 24-vjeçari e mbante me qira, policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “ekstazi”.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 990 tableta lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Ekstazi”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al

 

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT