Një kamion me 350  kg marijuane u sekuestrua nga doganierët maqedonas, në pikën e kalimit kufitar të Tabanovcës.

Në pranga u vu  drejtuesi i mjetit, një 62-vjeçar shqiptar. Sipas mediave vendase, kamioni me targa shqiptare transportonte paleta me lule, kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.

Tv Klan