Droga me vlerë 7.3 milionë Dollarë, do trafikohej në Europë

Kjo është sasia e kokainës që u sekuestrua në provincën El Oro në Ekuador, ku pakot kishin logon e flamurit shqiptar.

Operacioni për kapjen e kësaj sasie u zhvillua më 15 Shkurt, dhe në përfundim u sekuestruan 122 pako kokainë vlera të cilave të treg arrin 7.3 milionë Dollarë.

Lënda narkotike ishte e ndarë për t’u transportuar me tre mjete, dy kamionë dhe një furgon të cilat u evidentuan nga policia vendasi dhe teksa urdhëruan shoferët e tyre të ndalinin, këta të fundit nuk u bindën duke u larguar me shpejtësi.

Në ikje e sipër një nga kamionët me kokainë brenda u përplas me murin e një fabrike bananesh, ndërsa shoferi u fsheh mes plantacioneve.

Tentativa për t’i shpëtuar arrestimit shpëtoi pasi vetëm pak minuta më vonë, shoferi i kamionit i identifikuar si Xhonatan M, 37 vjeç u vu në pranga.

Pas arrestimit të tij zyrtarë të policisë ekuadoriane deklaruan se ngarkesa e drogës do të futej në portin detar dhe më pas do të trafikohej drejt Europës.

Tv Klan