Arben Seferi, i konsideruar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal, është arrestuar në një operacion të policisë në Mamurras.

37-vjeçari Seferi ishte në kërkim prej 2017-s, pasi akuzohet për plagosjen e 4 personave, pas një sherri të ndodhur në lokalin e tij në zonë e Laprakës, në kryeqytet. Në pranga u vu edhe miku i tij, 35-vjeçari Xhevahir Marku, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Policia i sekuestroi Seferit dhe Markut 2 pistoleta tip GLOCK me 60 fishekë, si dhe një pistoletë TT me 15 fishekë.

Krimi për të cilën akuzohet Seferi ndodhi në 27 Shtator të 2017-s. Ai la të plagosur me armë zjarr katër persona: Eljon Leka, Avni Biberi, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj autorit të dyshuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake. Seferi është një emër i njohur për drejtësinë pasi rezulton i dënuar me 2 vite e gjysmë burg edhe për “Falsifikim të kartëmonedhave” dhe “Armë mbajtje pa leje”. Hetuesit kanë dyshime se ai është i përfshirë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë.

Tv Klan