Një automjet që transportonte lëndë narkotike u ndalua në Greqi nga policia greke pas informacioneve në rrugë operative për automjetin e dyshimtë.

Aksioni u zhvillua në kilometrin e 7-të të aksit nacional Janinë-Kozani. Sipas mediave greke, makina po vinte nga Shqipëria. Brenda mjetit u gjet dhe sekuestrua 10 kilogramë kanabis sativa.

Shoferi u arrestua. Mediat nuk saktësojnë nëse është shtetas shqiptar ose jo dhe nuk kanë publikuar të dhëna rreth identitetit.

Por sqarohet se është banues në shtetin grek. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. /tvklan.al