Kapet mbi 1.8 ton kanabis, heroinë dhe kokainë

Kapet mbi 1.8 ton kanabis, heroinë dhe kokainë

15:49 04/10/2019

Në pranga 14 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Këto janë momentet kur dhjetëra forca të policisë turke të Stambollit bënë të munduar sekuestrimin e 1 ton e 881 kilogramë kanabis të fshehur brenda dy furgonëve, të cilët transportonin materiale tekstile.

Sipas gazetës turke, Hurriet, droga kishte ardhur nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Edirnesë pasi kishte kaluar në disa vende të Ballkanit. Në këtë operacion u sekuestruan edhe 60 kilogramë heroinë, 13 kilogram kokainë, 8 kilogram vaj kanabisi dhe armë. Në pranga ranë gjithsej 14 persona pasi operacioni u shtri në disa qytete. Mes të ndaluarve janë edhe 2 shoferët që sipas të njëjtave burime dyshohet se janë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.

Kokaina dhe heroina ishte fshehur brenda bombulave të gazit për t’iu shmangur kontrollit të policisë. Hetimet për këtë grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej 6 muajsh. Autoritetet turke thanë se lënda narkotike vinte e fshehur shpesh mes materialeve të tekstileve.

Kanë qenë të shumta rastet e zbuluara kohët e fundit të linjës së trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi. Grupet kriminale dërgojnë atje kanabis të cilin e shkëmbejnë me heroinë. Pak ditë më parë ishin autoritetet greke që kapën 2 skafe të me rreth 1.2 ton kanabis që tentuan të futen në ujërat turke ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë. Vetëm në Stamboll nga fillimi i këtij viti janë sekuestruar mbi 20 ton kanabis.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT