Një shpërndarës droge është arrestuar në Tiranë pasi u kap me 101 doza kokainë.

21 vjeçari Armando Dervishi, banues në Çorovodë, u vu në pranga në rrugën “Frederik Shiroka”.

Në një tjetër operacion në kryeqytet u arrestua 24-vjeçari Fatjon Shkalla, banues në Farkë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, brenda 1 kavanozi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë Cannabis Sativa. Dy të rinjtë do të përballen në gjykatë me akuzat për ”

prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

”./tvklan.al