Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe mbajtjes së eksplozivëve. Në pranga ka rënë 31-vjeçari Fatjon Kola. Gjatë kontrollit të banesës së tij në  fshatin Pezë e Madhe, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe  tritol(150 gramë secili), një granatë mesymëse si dhe një sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për  përgatitjen e  minave  me telekomandë

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve  dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”.

/tvklan.al