Një 24-vjeçar anglez është vënë në pranga në Himarë. I riu u kap me drogëra të forta në makinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar”, njoftoi policia.

Anglezi mbante drogëra të forta si MDMA, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene.

24-vjeçari dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi. /tvklan.al