Itali-Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga karbinierët gjatë një kontrolli të ushtruar në terren. Ngjajra ka ndodhur mbrëmjn e së dielës në Piazza Tasso, Firenze.

Gjatë një shërbimi karabinierët vunë re dy burra të dyshimtë teksa qëndronin në shesh dhe vendosën ti kontrollonin. Sipas medias italiane “Firenze Today”, të dy burrat janë me origjinë shqiptare të moshës 34 dhe 33 vjeç.

Gjatë kontrollit policia i gjeti 34-vjeçarit një sasi kokaine e ndarë në doza të vogla. Gjithashtu edhe në xhepin e pantallonave ata gjetë hashash si dhe 200 Euro. Ndërsa shqiptari tjetër nuk posedonte asnjë lloj lënde narkotike dhe është lënë i lirë.

34-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij rëndon akuza e trafikimi të lëndëvë narkotike./tvklan.al