Kapet me kokainë 29-vjeçari shqiptar në Itali


Kapet me kokainë 29-vjeçari shqiptar në Itali

20:44 11/09/2020

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi gjatë një kontrolli atij i është gjetur një sasi droge. Mediat vendase shkruajnë se 29-vjeçari ishte duke drejtuar një makinë, por lëvizjet e dyshimta të tij bënë që oficerët ta kontrollonin.

Forcat e policisë i bënë një kontroll mjetit dhe të riut, dhe i zbuluan një sasi droge 56.7 gramë kokainë, e cila ishte gati për t’u shitur.

Por kontrolli i makinës vijoi sërish, ku në një vend të krijuar posaçërisht për mbajtjen e drogës, u gjetën dhe dy qese të tjera plastike që kishin 109.6 gramë kokainë. Po ashtu atij iu sekuestruan dhe 420 Euro, që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

A.G. tashmë është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim në pritje të nisjes së gjyqit për të marrë dënimin e plotë./tvklan.al



Të ngjashme