Kapet me kokainë, gjyqtari ‘fal’ shqiptarin dhe e lë të lirë

Kokainë, foto ilustruese


Kapet me kokainë, gjyqtari ‘fal’ shqiptarin dhe e lë të lirë

17:36 22/12/2020

Një shqiptar në Itali është kapur me një sasi kokaine dhe është arrestuar nga policia. Por kur ka dalë para gjykatës ai ka marrë lajmin e mirë se sasia e kokainës që i ishte kapur ishte vetëm për konsum personal dhe është lënë i lirë.

Protagonist i historisë është Emilian Hoti, i cili prej kohësh jeton në Itali me familjen në Porto Recanati. Hoti për disa muaj me radhë ka qenë nën vëzhgimin, pasi dyshohej se ishte përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari u ndalua nga policia dhe iu gjet një sasi kokaine rreth 35 gramë kokainë, për të cilën u dërgua në gjykatë.

Avokati mbrojtës i Hotit në gjykatë tha sa klienti i tij nuk ka asnjë precedentë penal dhe punon në një depo dhe kujdeset për familjen e tij dhe sasia e kokainës ka qenë vetëm për konsum personal dhe jo për shitje.

Në fund gjykatësi vendosi që shqiptari të lihet i lirë, por ka detyrim të paraqitet në prokurori sa herë që të thirret nga zyrtarët. Hetimet për këtë rast nuk kanë përfunduar, por do të vijojnë për të zbuluar nëse shqiptari ka lidhje me grupet e trafikantëve apo jo./tvklan.al






Të ngjashme