Një 34-vjeçar është arrestuar në Berat. Ai kishte fshehur në banesë një sasi lënde narkotike. Më saktësisht, rreth 706 gramë kokainë.

Pas hetimeve u zbulua se i riu siguronte kokainën dhe më pas ia shiste 4 personave të tjerë. Këta të fundit u proceduan në gjendje të lirë. Ata e shpërndanin lëndën narkotike me doza në zona të ndryshme të Beratit.

Për këtë arsye, policia ushtroi kontrolle edhe në banesat e tyre ku sekuestroi sasi të vogla kokaine.