Një 46-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë. Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar R.D. të cilit i është gjetur një sasi kokaine në makinë.

Mësohet se mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky person, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al