Guardia di Finanza ka arrestuar kryebashkiakun e Sorrento-s, Massimo Coppola. Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, ai u arrestua me urdhër të prokurorisë së Torre Annunziata dhe akuzohet për korrupsion.

Coppola u ndalua mbrëmjen e së martës teksa fuste para në xhep, gjatë një darke në të cilën kishte shkuar pas një eventi sportiv.

48-vjeçari Massimo Coppola, me profesion avokat, u zgjodh në krye të bashkisë së Sorrento-s në zgjedhjet që u mbajtën në fund të vitit 2020./tvklan.al