Disa orë pasi ekzekutoi me armë zjarri 65-vjeçarin Gjin Marku, policia e Lezhës ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes.

Arrestimi i 50-vjeçarit iniciale T.N. erdhi pas kontrolleve të pandërprera të policisë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve me familjarët e tij. Autorit iu sekuestrua gjithashtu edhe kallashnikovin me të cilën dyshohet se kreu krimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:30 në fshatin Merqi, pas një konflikti për motive të dobëta. Autori i dyshuar ishte mik i familjes Marku./tvklan.al