Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni të policisë, pasi kishin marrë informacione se i riu shiste lëndë narkotike.

Forcat policore ishin informuar se 27-vjeçari lëvizte me makinë nga Zall-Basteri në drejtim të Tiranës.

Gjatë aksionit të koduar “Shupali”, i riu me iniciale I.Xh. u arrestua në flagrancë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan rreth 50 kg kanabis, 2 çifte, municione luftarake, fitila zjarrpërcjellës, 1 makinë, 2 celularë si dhe objekte që përdoren për kultivimin e përgatitjen e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.  /tvklan.al