Bujar Agolli trafikonte drogë në drejtim të Italisë

Policia në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar 57-vjeçarin nga Lushnja, Bujar Agolli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burg.

Policia bën të ditur se ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis nga Holanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Tv Klan