Një 28 vjeçar është arrestuar në aksin Vau i Dejës-Shkodër, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi”, thotë Policia.


/tvklan.al