Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali, është arrestuar në Shkodër nga policia pas informacioneve të marra rreth vendndodhjes së tij. Në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale M.R.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga Interpol Roma. 38-vjeçari është dënuar në mungesë më 13 Mars 2019 me 8 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Firenze për vjedhje në rrethana rënduese.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim për t’u ekstraduar në Itali ku do të vuajë dënimin e dhënë në mungesë. /tvklan.al