Policia kufitare në Morinë të Kukësit ka vënë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim nga Gjermania.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

I.E, 42 vjeç, banues në Turqi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafik droge”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë./tvklan.al