Kapet në Spanjë shqiptari me dokumente false

Kapet në Spanjë shqiptari me dokumente false

11:29 10/06/2019

Një shqiptar në Spanjë është arrestuar nga policia për falsifikim dokumentesh. 24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap në aeroportin Lanzarote teksa po përpiqej të udhëtonte drejt Dublinit.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, shqiptari paraqiti një pasaportë bullgare. Punonjësit e policisë patën dyshime dhe arritën të zbulonin se pasaporta ishte false. 24-vjeçari u arrestua në flagrancë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ai do të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën që rëndon ndaj tij. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT