Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I riu Amarildo Çobaj nga fshati Xhyherinë e Vlorës kërkohet nga Italia.

Gjykata e Leçes ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në datë 21 Nëntor 2019. Amarildo Çobaj akuzohet për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës.

26-vjeçari u arrestua falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën. Ai do të ekstradohet në Itali ku do të përballet me akuzat. /tvklan.al