Një ngarkesë e madhe kokaine 1 ton është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane. Drogë me vlerë 18 milionë Dollarë transportohej me nëndetëse.

Tre persona që u gjetën brenda mjetit lundrues u arrestuan. Nëndetësja ishte nisur nga Kolumbia dhe do të mbërrinte në Jalisco të Meksikës. Sipas Ministrisë kolumbiane të Mbrojtjes, kjo nëndetëse kishte kapacitet për të trafikuar deri në 3 ton kokainë.

Jo vetëm kaq, por ishte e pajisur edhe me sistem të sofistikuar të navigimit satelitor, përmes të cilit ishte programuar destinacioni dhe do të mbërrinte në brigjet e Meksikës në javën e parë të Shtatorit.

Sipas shërbimeve të inteligjencës, nëndetësja ishte ngarkuar me kokainë nga një grup i rrezikshëm kriminal kolumbian i quajtur ‘Grupos Armados Organizados Residuales’.

Porosia ishte për kartelin meksikan ‘Jalisco New Generation’, një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Meksikë, të njohur si rivalët e kartelit Sinaloa që drejtohet nga El Chapo. /tvklan.al