Policia e Fierit ka arrestuar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit, ku u mbytën 5 persona në vitin 2008. Ai është Albert Gega 36 vjeç, i dënuar në mungesë me 10 vite burgim nga Gjykata e Sarandës për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vitin 2008, Albert Gega në bashkëpunim me 5 persona të tjerë ndihmuan 22 vetë të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Pesë prej tyre humbën jetën pasi u mbytën në liqen. 36-vjeçari Gega u arrestua në fshatin Kurjan nga Policia e Fierit në bashkëpunim me forcat operacionale.

/tvklan.al