Një tjetër peshkaqen i madh është kapur nga peshkatarët në zonën e Himarës. Ata kanë qenë në gjueti kur panë në rrjetat e tyre specien e rrezikshme 4 metra të gjatë dhe që peshonte 412 kg.

Ky peshkaqen quhet peshkaqen “Dem” dhe është i frikshëm. Nuk dihet arsyeja e afrimit të peshkaqenëve në breg të detit, por peshkatarët thonë se ka lidhje me kushtet klimaterike.

Vetëm 2 ditë më parë një peshkaqen u kap në ujërat e Adriatikut në Durrës. Kurse në muajin shtator një peshkaqen “Dem” u kap në ujërat e detit Jon në Vlorë. /abcnews.al