Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Britaninë e Madhe. Mediat vendase bëjnë me dije se kokainë ka një peshë 2.3 Ton dhe vlerësohet se nëse do të hidhej në trego të kapte vlerën 184 milionë Paund.

Deri tani, në bazë të hetimeve mësohet se kokaina ishte nisur nga Kolumbia dhe u la që vinte deri në portin e Portsmouth në Angli. Në port Agjencia Kombëtare e Krimit hoqi drogën dhe në pakot me banane ku ishte kokaina u vendosën përgjues.

Më pas pakot u dorëzuan në Tottenham Industrial Estate në Londrën veriore. Deri tani dhjetë persona u arrestuan, dhe shihet si një nga konfiskimet më të madha të drogës në Britaninë e Madhe.

Mediat kanë publikuar dhe pamje nga operacioni, ku shihen oficerët e armatosur që janë brenda një magazinë dhe bëjnë bastisjen e saj.

Sasia e kapur në portin e Portsmouth, është sa gjysma e sasisë së kokainës që kapet në një vit në Britaninë e Madhe. Hetimet po vijojnë ende për të zbuluar dhe personat e tjerë që janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al