Në megaoperacion kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës u zhvillua mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia italiane. Rezultati ishte 650 kilogramë kokainë e sekuestruar në portin e Livornos.

Pas kësaj sasie rekord kokaine, që ishte e fshehur në një kontenier kafeje, qëndronin 5 persona, një prej të cilëve ndodhet aktualisht në burg. Bëhet fjalë për anëtarin e klanit Casamonica, Salvatore Casamonica.

Për 4 të tjerët, shqiptari Dorian Petoku, Silvano Mandolesi, Tomislav Pavlovic dhe Marcello Schiaffini, vendimet e gjykatës u ekzektuan këtë të mërkurë. 31-vjeçari Dorian Petoku u kap në Tiranë, në një operacion të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Droga u gjet e ndarë në 582 pako dhe e vendosur në 23 çanta të mëdha brenda një kontenieri me kafe, që ndodhej në një anije portugeze dhe vinte nga Spanja. Kjo është sasia më e madhe e kokainës, e sekuestruar këto 10 vitet e fundit në Itali.

Hetuesit italianë nënvizojnë se sekuestrimi në fjalë është fryt i një punë të mirëkoordinuar të nisur prej kohësh.

Operacioni u përshëndet edhe nga Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, i cili në një postim në Twitter shkruajti: “

Faleminderit në emër të të gjithë italianëve”

/tvklan.al