Kapet shqiptari i arratisur nga burgu grek

Kapet shqiptari i arratisur nga burgu grek

09:40 23/12/2018

Policia greke ka mundur të arrestojë shqiptarin e arratisur 5 ditë më parë nga qelia e paraburgimit në rajonin e Atikës në Athinë.

40-vjeçari u kap në zonën Haidariou të kryeqytetit grek. Ai qëndronte i fshehur në banesën e familjarëve të tij në një kat përdhesë të ndërtesës. Autoritetet greke kishin marrë informacion për vendndodhjen e tij dhe zhvilluan një aksion blic, duke rrethuar zonën për të mos i lënë mundësi arratisje sërish.

Gjatë ndërhyrjes në apartament, shqiptari u arrestua në flagrancë dhe nuk bëri rezistencë. Në banesë bashkë me 40-vjeçarin ishte e ëma e tij dhe një burrë tjetër. Këta dy të fundit u përpoqën të largoheshin, por pa sukses. Edhe ata u ndaluan nga policia greke. Hetuesit kontrolluan të gjithë banesën për të gjetur para apo sende të tjera që mund t’i shërbejnë hetimit.

40-vjeçari shqiptar u arratis nga qelia më 18 Dhjetor. Ai sharroi hekurat e dritares dhe u largua. Bashkë me të tentoi të arratisej dhe një i paraburgosur grek, por ky i fundit u kap në kohë nga rojet. Ende nuk është e qartë se si mundi 40-vjeçari që të sharronte hekurat e qelisë. Ai ishte ndaluar për herë të parë më 19 Nëntor për grabitjen e dy të moshuarve, të cilëve u kishte marrë 2 mijë Dollarë nën kërcënimin e armës.

/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori