Autoritetet greke kanë arrestuar shqiptarin e tretë të arratisur 4 ditë më parë nga paraburgimi i Athinës. Ai u kap në lagjen Nea Smyrni të Athinës dhe nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit nga oficerët.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili ka qenë i arrestuar fillimisht në Prill 2018 për vjedhje në shtëpinë e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis. Ai dhe dy bashkëpunëtorët e tij morën nga banesa e këngëtarit 1 mijë Euro cash dhe orë të shtrenjta.

Tre ditë më parë u arrestua shqiptari i dytë i arratisur, kurse ditën e arratisjes nga dhoma e izolimit u kap 1 orë pas largimit shqiptari i parë. Tashmë në kërkim mbetet vetëm i katërti, për të cilin mediat greke shkruajnë se është më i rrezikshmi.

Ai është Titi dhe konsiderohet nga autoritetet si person me rrezikshmëri, për të cilin nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë edhe i armatosur. Ai është i dënuar për vrasjen e një 30-vjeçari grek në vitin 2012. /tvklan.al