Itali- Një shqiptar dhe një grua italiane kanë rënë në prangat e karabinierëve. 40- vjeçari me origjinë shqiptare dhe partnerja e tij italiane, 23 vjeç me banim në zonën Lodi, në Forli, ishin duke udhëtuar me makinën e tyre Audi në momentin që janë ndaluar nga policia.

Gjatë një kontrolli të ushtruar, karabinierët kanë pikasur një pluhur të bardhë në automjet dhe më pas e kanë kontrolluar më imtësi ku kanë gjetur një sasi droge. Mësohet se vlera e kokainës së gjetur kap vlerën e 9 mijë Eurove.

Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka precedentë të mëparshëm penal. Gjithashtu policia ka ushtruar dhe një kontroll në banesën e shqiptari ku i janë gjetur dy armë gjahu, të cilat ishin vjedhur në 8 Janar të këtij viti nga shtëpia e një personi që jetonte shumë pranë banesës së 40 vjeçarit./tvklan.al